Ekipi i sapongjitur në Kategorinë Superiore, Korabi i Peshkopisë, po endet mes shumë pikëpyetjesh për sezonin e ardhshëm futbollistik. Përveç faktit që përgatitjet nuk kanë filluar akoma dhe ka probleme me financat, një shqetësim tjetër shumë i rëndësishëm është stadiumi se ku do t’i luajë ndeshjet ekipi dibran sezonin e ardhshëm, pasi Komisioni i Disiplinës e ka dënuar Korabin që të luajë 15 ndeshje si pritës jashtë stadiumit të Peshkopisë.
[caption id="attachment_15248" align="alignleft" width="300"] Stadiumi "Liri Ballabani", Burrel[/caption]
Drejtuesve dibranë ndoshta nuk do u duhet të kërkojnë shumë për këtë pjesë apo të ikin larg, pasi ndihma vjen nga fqinjët e tyre matjanë. Sipas "Sport Ekspres", tifozët e Burrelit i kanë bërë thirrje të hapur drejtuesve të Bashkisë Dibër dhe klubit të Korabit që të bëjnë çmos për të siguruar miratimin e FSHF-së që ndeshjet të luhen në stadiumin “Liri Ballabani” në Burrel.
Korabi u dënua nga Komisioni i Disiplinës Sportive që të luante gjithë sezonin e ardhshëm jashtë stadiumit të vet pas ngjarjeve të dhunës në ndeshjen Korabi-Kastrioti, por Komisioni i Apelit e uli dënimin në vetëm 15 ndeshje.