Megi Pojani ndezi skenën e “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme, me një kërcim tepër sensual.
Pavarësisht se juria nuk ishte shumë e kënaqur me përformancën e modeles, u duk se dikujt tjetër i ka pëlqyer shumë kërcimi i saj.
Ajo është surprizuar në prapaskenë nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, krahas së cilës Megi ka pozuar shumë e lumtur. Ndërsa në pusullën e buqetës me trëndafila shkruhej: “Të dua, suksese sot e në vazhdim”.
Kjo surprizë shumë e këndshme për modelen, payshim mendohet të jetë nga futbollisti Endri Çekiçi, me të cilin përflitet se bukuroshja ka nisur një romancë së fundmi.
[caption id="attachment_661851" align="alignnone" width="640"] Surpriza për Megin[/caption]