Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshje për t’u harruar nga Shqipëria U-21, Shpresat e Alban Bushit mposhten me goleadë nga Rumania

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje për t’u harruar nga Shqipëria U-21, Shpresat e Alban

Shqipëria U-21 është mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 nga moshatarët e tyre nga Rumania në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 19:30 në transfertë, e vlefshme për raundin e 5-të të fazës së grupeve në kualifikueset e Euro 2025 për 21 vjeçarët.

Një ndeshje për t’u harruar nga djemtë e Alban Bushit të cilët e patën shumë të vështirë që në start duke pësuar 2 gola për 15 minuta, ndërsa në të 37-tën do të vinte dhe i 3-ti. Një minutë më vonë do të dëmtohej edhe kapiteni Medon Berisha duke u larguar para kohe nga fusha.

Pjesa e dytë nisi me 3 ndryshime por pa patur ndikim teksa rumunët shënuan edhe 2 herë të tjera ndërsa Christian Shpendi do të bëhej protagonist për keq duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria renditet e 3-ta në grup me 9 pikë aq sa Rumania, por me 1 ndeshje më shumë. Vendin e parë e mban Zvicra me 10 pikë, ndërsa poshtë nesh renditen Finlanda e Mali i Zi me 3 pikë, por me 2 ndeshje më pak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga