
Real Madrid do të luaj sot në orën 21:00 ndeshjen e javës së tretë të La Ligas ndaj Betis në transfertë. Kampionët e Spanjës do të kenë një mungesë kryesore, pasi për shkak dëmtimi ka mbetur jashtë ekipit mbrojtësi Marcelo.
Braziliani vuan një dëmtim në shpinë, teksa do të jetë mungesë e madhe për prapavijën e Galaktikëve. Lojtari nuk ka udhëtuar fare drejt Sevillas, aty ku do të luhet takimi I sotëm.
Poll