Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshja ndaj Kosovës, Qardaku dhe Maloku njëzëri: Ndaj Kosovës do bëjmë kthesën, duam fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja ndaj Kosovës, Qardaku dhe Maloku njëzëri: Ndaj

Sot, në stadiumin "Elbasan Arena" Eridon Qardaku dhe Leonard Maloku kanë dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së 15 tetorit ndaj Kosovës, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2021.

Qardaku ka theksuar se skuadrës U-21 nuk i ka munguar asgjë dhe se do të mundohen të fitojnë ndaj Kosovës.

"Skuadrës kombëtare U-21, nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve."

Më tej, Maloku ka thënë se atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë dhe kushtet janë optimale, kështu që skuadra ndihet gati për këtë ndeshje.

" Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqëndruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shookët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollistë çdo ndeshje është detyrim për tu fituar dhe këtë duhet të bëjmë."

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga