Milani do të luajë ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Feronikelit në Kosovë. Një takim historik pasi është hera e parë që kuqezinjtë zbarkojnë në Kosovë. Skuadra ka mbërritur në Prishtinë dhe në orën 20:45 do të startojë dhe ndeshja. Federata e Kosovës ka nderuar legjendën dhe drejtorin Paulo Maldin me një fanel të Kombëtares kosovare. Njoftimi është bërë nga vet faqa zyrtare e FFK-së.
Postimi i Federatës:
Zyrtarët e FFK-së e kanë nderuar legjendën e Milanit, Paolo Maldini me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Klubi italian po qëndron në Prishtinë, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin "Fadil Vokrri", do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Poll