Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndeshja e radhës dhe titulli kampion, trajneri Shkëmbi i thotë të githa: Objektivi është të sigurojmë Europën, pastaj të mendojmë për vendin e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e radhës dhe titulli kampion, trajneri Shkëmbi i thotë

Teuta arriti të merrte një fitore të rëndësishme në garën për titull duke mposhtur një rival direkt si Kukësi. Durrsakët tashmë renditen të dytët në renditje dhe kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive edhe ndaj Luftëtarit. Në një intervistë për "SuperSport" ka folur dhe trajneri Bledi Shkëmbi i cili foli për sfidën e radhës, mungesë e Osmanit si dhe për objektivin e Teutës.

"Vijmë nga një ndeshje shumë e mirë, pasi morëm një fitore duke përmbysur rezultatin ndaj një kundërshtari direkt. Gjithsesi kjo nuk do të thotë asgjë, pasi duhet të vazhdojmë të kemi vazhdimësi në lojë dhe në rezultate. Me një ndeshje nuk mund të themi që arritëm atë që kërkojmë", tha Shkëmbi.

Sfida ndaj Luftëtarit? "Një sfidë shumë e vështirë, Luftëtari është një ekip që të paktën në 3-4 ndeshjet e fundit ka treguar se është në një formë të mirë. Shikoj që kanë entuziazëm, me  trajnerin e ri shoh që është një skuadër më ndryshe. Luan më mirë dhe ka krijuar besim, ndaj kuptohet që do të jetë e vështirë".

Mungesa e Osmanit? "Ndoshta është mungesa më e rëndësishme që mund të kemi. Osmani është shumë i rëndësishëm për ne jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Shpresojmë t'ia dalim, edhe sepse lojtarët që do e zëvendësojnë janë në një nivel shumë të mirë".

Latif-Bushiç? "Do vijë momenti kur të luajnë të dy bashkë, por kam thënë se kryesorja është të vijnë në maksimumin e tyre. Ende nuk e kanë kapur formën më të mirë. Kur të jenë të dy në formën më të mirë, ndoshta edhe do të luajnë bashkë".

Titulli kampion? "Për të qenë i sinqertë, patjetër që në momentin që gabon Partizani shikojmë edhe lart. Kjo nuk diskutohet. Gjithsesi kryesorja është që sa më shpejt të bëjmë pikët për të siguruar kupat e Europës. Pastaj, nëse do të jemi pranë vendit të parë, patjetër që do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë", përfundoi trajneri i Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga