Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndërtimi i stadiumit të Kukësit, presidenti Gjici akuzon Bashkinë: Mbetem i shokuar që...

Shkruar nga NEWSPORT

Safet Gjici pak ditë më parë u shpreh se punimet e stadiumit të Kukësit do të nisnin shumë shpejt dhe se për 7-8 muaj "Zeqir Ymeri" do të ishte gati për të tifozët verilindorë. Por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe numri një i Kukësit ka ''sulmuar'' Bashkinë për arsye se po pengon në ndërtimin e saj. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare, Safet Gjici shprehet ndërtimi i stadiumit po pengohet nga pushteti lokal.

Postimi i Safet Gjicit

Përherë kam qenë dhe vijoj të jem i mendimit, se veprat mbeten, jo fjalët!

Ndaj, prej ditësh mbetem i shokuar nga fakti, sesi 3 nga investimet më prioritare për Kukësin, si rikonstruksioni i godinës së Spitalit rajonal, funksionalizimi i Aeroportit apo edhe ndërtimi i Stadiumit, po mundohet që të pengohen nga e pushteti lokal.

Në papërgjegjshmëri të plotë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesit të banorëve të Kukësit, kjo bashki, që vetëm ka fjetur gjumë në 4 vite, po faktohet, se mendon e punon për interesa tërësisht të kundërta me interesin e Kukësit dhe kuksianëve.

Askush dhe asnjë nuk mundet që të pengojë Kukësin, që të ketë zhvillim ekonomik e social.

Institucionet shtetërore do të kenë reagim konkret për këtë situatë, duke vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që vepron në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga