Covid-19 shënoi sot 4 viktima të reja në Shqipëri, duke rritur bilancin e personave që kanë ndërruar jetë nga Coronavirusi. Një prej tyre, është Gonxhe Rexhepi, 57 vjeçarja nga Shkodra.
Gjatë rinisë së saj, Rexhepi është aktivizuar me klubin sportiv të volejbollit Vllaznia. Lajmin e kanë shpërndarë ish-kolegët e saj në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e rastit.
Stafi i Newsport.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë.


Galeria fotografike ()
Poll