Driblimet dhe shpejtësia e Bernard Berishës u kujtohet të gjithëve në epokën e artë të Skënderbeut. Sulmuesi kosovar shkëlqeu në Superiore dhe në Europë me korçarët duke arritur suksese historike për futbollin shqiptar.
Më vonë do të vinte edhe kalimi në Rusi ku luan prej vitesh tanimë me disa skuadra të ndryshme. Tani është pjesë e Akhmat Grozny ku është kthyer në një nga senatorët e ekipit por edhe të kampionatit.
Në ndeshjen e fundit arriti të gjejë rrugën e rrjetës, goli i katërt për këtë sezon në 15 ndeshje teksa numëron edhe 1 asist. Performanca e mirë ka bërë që lojtari të bëhet pjesë e formacionit të javës nga SofaScore.
Poll