Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, legjenda e futbollit botëror dhe kryesisht atij brazilian, Mario Jorge Lobo Zagallo. Ish-futbollisti ka patur probleme shëndetësore vitet e fundit, teksa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha mëngjesin e së shtunës.
Lexo edhe: https://newsport.al/zi-ne-futbollin-boteror-ndahet-nga-jeta-legjenda-e-brazilit/
Për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit i cili me Brazilin fitoi dy Kupa Bote si lojtar dhe një si trajner, nuk ka munguar as mesazhi i ngushëllimit nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Mesazhi i ngushëllimit nga FIFA për ndarjen nga jeta të Zagallo:
“Me pikëllim të madh mësojmë për ndarjen nga jeta të një prej më të mëdhenjve, një njeriu ndikimi i të cilit në Kupën e Botës (FIFA) ishte i pashembullt.
Mario Zagallo fitoi katër Kupa të Botës, si lojtar dhe më pas trajner. Më shumë se çdo person tjetër. Por trashëgimia e tij nuk mund të përmblidhet me numra. Ndikimi i Zagallo në futboll, dhe futbollin brazilian në veçanti, është suprem.
Ai më pas drejtoi ekipin e Brazilit, ku në ekip kishte të madhin Pele, fitoi Kupën e Botës 1970 në një stil që vazhdon të frymëzojë brezat më vonë. Brazilit do t'i duhej të priste edhe 24 vite të tjera për lavdinë e Kupës së Botës dhe Zagallo u përfshi përsëri, këtë herë si ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira.
Në kohë nevoje, Brazili e ka parë “Profesorin” si një prani qetësuese, një dorë drejtuese dhe si një gjeni taktik.
Ai do të mbahet mend si Kumbari i futbollit brazilian dhe prania e tij do t'i mungojë shumë të gjithëve në lojë, por veçanërisht këtu në FIFA.
Historia e Kupës së Botës nuk mund të tregohet pa Mario Zagallo.
Dëshiroj të dërgoj ngushëllimet e mia të përzemërta vendit të Brazilit, Federatës Braziliane të Futbollit dhe familjes dhe miqve të tij.”