
Boston Celtics nuk e ka në plan të ndalet. 17 herë kampionët e NBA kanë marrë fitoren e radhës duke mposhtur Orlando Magic. Celtics triumfuan me rezultatin 128-111.
Ndërkohe Lakers ka surprizuar duke u mposhtur nga San Antonio Spurs. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 129-115. Ndërsa Philadelphia 76ers “shpartalloi” 124-92 ekipin e Detrioit Pistons.
Në ndeshjet e tjera Charlotte Hornets u mposht nga Orleans Pelicans 107-112, ndërsa Washington Wizards fitoi 137-123 përballë Indiana Pacers. Toronto Raptors nuk ia doli përballë Atlanta Hawks duke u poshtur 104-124.
Në krahun tjetër Memhpis Grizzlies humbi 96-103 ndaj Houston Rockets, ndërsa New York Knicks mposhti 139-122 Phoenix Suns.
Poll