Nations League/ Fillon shitja e biletave për ndeshjen Izrael – Shqipëri
Shkruar nga NEWSPORT
Me mbylljen e kësaj jave në botën e do të futemi në javën e kombëtareve dhe ajo Shqiptare do të luajë dy ndeshjet e Nations League përballë Izraelit dhe Islandës në datat 25 dhe 27 shtator. Në një postim në rrjetet sociale Federata Shqiptare e Futbollit bën më dijë publikun për fillimin e shitjeve të biletave për sfidën në Tel Aviv ndaj Izraelit në orën 20:45. Bileta në sektorin e miqve do të kushtojë 2350 lekë për të gjithë ata që do të jenë prezent në ndeshjen e Kombëtares.