Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Natë "zhgënjyese" për tifozët, 3 GJIGANTËT e futbollit nuk gjejnë rrjetën (REZULTATET )

Shkruar nga NEWSPORT
Natë "zhgënjyese" për tifozët, 3 GJIGANTËT e

Mbrëmja e sotme e dy ndeshjeve të radhës të Champions League prodhoi emocione dhe spektakël, por asnjë prej ekipeve nuk arriti të shënonte.

Liverpool-Bayern Munich dhe Lyon-Barcelona përfunduan në shifrat e bardha 0-0. Supersfida mes "të kuqve" dhe bavarezëve nuk regjistroi gol, pavarësisht se të dyja kampet i patën rastet për të shënuar.

Në pjesën e parë Salah pati një moment të volitshëm për të kaluar Liverpoolin në avantazh, por nga ana tjetër portieri Alisson Becker që evitoi një autogol. Në pjesën e dytë, ishte radha e Manuel Neuer t'i mohonte golin Sadio Manesë në minutën e 84-t duke penguar goditjen e senegalezit.

Në Francë Barcelona nuk arriti të mposhte Lyonin duke e lënë çështjen e kualifikimit në çerekfinale në "Camp Nou".

Pavarësisht se Bayern do të ketë avantazhin të fitojë falë tifozëve në "Allianz Arena", një barazim me gola i mjafton Liverpoolit të nxjerrë para kohe jashtë garës për titullin kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Sfidat e kthimit do të zhvillohen në 13 mars.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga