
Napoli u eleminua ditën e sotme nga Europa League. Edhe pse fituan me rezultatin 2-1, skuadra Gatussos nuk arriti të kualifikohej pasi u mund në ndeshjen e parë 2-0 të luajtur në Spanjë.
Tashmë që Napoli është larguar nga Europa, Lega Serie A do të zyrtarizojë ndeshjen e prapambetur ndaj Juventusit. Ky takim do të luhet të mërkurën e 17 marsit në orën 18:45 dhe në orët në vijim pritet të bëhet zyrtare. Ky takim ishte programuar për të luajtur në fazën e parë, por Napoli nuk u paraqit në Torino pasi kishte shumë të infektuar me covid-19. Fillimisht u vendos fitorja e Juventusit në tavolinë, por më pas Gjykata vendosi që kjo ndeshje të riluhet sërish.
Poll