Klubi i Kukësit shkarkoi ditën e djeshme menaxherin Naim Halili, për shkak se ai nuk ka përmbushi objektivat.
Lajmin e konfirmoi dhe vetë presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim për Supersport, tha se Nexhipi nuk i përgjigjej investimeve.
"Është larguar Naim Halili. Menaxherët nuk i janë përgjigjur investimeve të mia. Kam qenë korrekt dhe nuk kam pasur rezultate. Janë marrë me gjëra që nuk u takonin. Pakult dhe Nexhipi janë çelësi i suksesit."
Newsport.al kontaktoi me Naim Halilin, për ta pyetur në lidhje me këtë çëshjte. Halili tha se lajmi i erdhi papritur dhe nuk di gjë rreth kësaj çështjeje.
"Se nuk e di fare, më ka ardhur papritur si Zhukovi që u shkarkua në avion. Unë ndodhem në Greqi, kur të vij të ulem me Safetin, t'i sqarojmë gjërat, pastaj do jap deklaratë", tha Halili për Newsport.al.
Për Halilin ka patur dhe më parë zëra për largim, por ai ka qëndruar te verilindorët./Newsport.al