
Është prioriteti i merkatos së Romës dhe këtë shans nuk kërkon ta humbasë për asgjë. Granit Xhaka po vijon të jetë në qendër të vëmendjes te Arsenali.
Topçinjtë kërkojnë ta bindur për të qëndruar në Londër, por mesfushori është gati të kalojë në kryeqytetin italian që në këtë moment. Xhaka ka rënë dakord për kushtet personale me klubin verdhekuq, ku do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon.
Lojtari i kombëtares së Zvicrës ka shkuar edhe më tej, duke i thënë klubit të tij se ai do të heqë dorë nga bonuset tij nga sezoni 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve.
Klubi i Serie A i ka ofruar Arsenalit 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit i cili u transferua në "Emirates" në një marrëveshje prej 45 milionë eurosh nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.
Kontrata e mesfushorit shqiptar me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023, ndërsa ai ka shënuar 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me Topçinjtë.