
Kur duhet edhe pak javë që të hapet zyrtarisht edhe merkatoja e janarit, klubet kanë nisur me pikasjen e lojtarëve që kërkojnë t’i transferojë për të përforcuar edhe grupin e skuadrës.
I tillë është rasti i Bayern Munich, me drejtuesit që kanë “peshkuar” te rivalët e tyre për mesfushorin e dëshiruar. Konard Laimer do të veshë fanelen e bavarezve, me 25-vjeçarin që aktualisht është pjesë e Leipzig.
Laimer shikohet si zëvendësuesi ideal i Pavard, me këtë të fundit që ka vuajtur shumë për shkak dëmtimesh. Laimer nuk është i panjohur te Bajerni, pasi Nagelsman e ka pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte “Demat” e Gjermanisë. Konard në këtë sezon ka luajtur në 6 ndeshje duke mos shënuar apo asistuar në asnjë rast.