Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mungesa e madhe e Teutës ndaj Skënderbeut, Kallaku: Prisja më shumë nga tifozët sot, skuadra e ka lënë pas situatën e tërmetit

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e madhe e Teutës ndaj Skënderbeut, Kallaku: Prisja më

Sherif Kallaku është mungesa e madhe e Teutës në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut. Mesfushori foli para sfidës për "Supersport", duke treguar edhe momentet pas tërmetit si dhe për ecurinë e skuadrës.

"Sinqerisht ishte një javë shumë e vështirë dhe deri tani për çunat që jetojnë në Durrës. I kemi kalur ditët e vështira dhe kemi punuar nga ana psikologjike për ta kaluar atë që ndodhi.

Mendoj se çunat e kanë lënë pas atë që ndodhi dhe janë fokusuar te ndeshja pasi duhet të rikthehemi te rezultatet pozitive.

Prisja diçka më shumë nga tifozët, jo vetëm për të mbështetur skuadrën, por që të mbushnin stadiumin pasi kjo ishte një nga mundësi që mund të solidarizoheshim dhe të ndihmonim banorët e prekur nga tërmeti.

Ka qenë një ngërç I sulmuesve dhe I gjithë skuadrës që kemi marrë kaq barazime. Shpresoj që ndeshja e sotme të zhbllokohen sulmuesit. Na kërkohet që të luajmë bukur sepse rezultatet do të vijnë. Nuk kemi presion nga drejtuesit pasi na mbështesin gjithmonë.

Por tani jam unë akoma I ri do të mësoj nga gabimet që të mos marrë kaq shumë kartona në vazhdim".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga