
Interi do të luajë ndeshjen e parë në grupe ditën e sotme, teksa do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Real Sociedad. Ky takim do të startojë në orën 21:00, me zikaltërtit që konsiderohen favoritë për fitoren.
Por jo gjithçka do të jetë e lehtë për italianët, me Simone Inzaghin që do të luhet të bëjë pa shërbimet e Hakan Calhanoglu. Turku ka një mbingarkesë të muskujve dhe stafi nuk dëshiron që të rrezikojë ndonjë dëmtim të rëndë. Në këto kushte trajneri po provon alternativa të ndryshme për ta zëvendësuar.
Në starvitjet e fundit është provuar Kristjan Asllani. Duket se timonieri i zikaltërve ndaj spanjollëve kërkon ndihmën e shqiptarit për t’i dorëzuar edhe “çelësat” e “regjisë” në mesfushën zikaltër. Gjithsesi mbetet deri para sfidës për të parë nëse do të jetë Asllani titullarë në sfidën e Champions, apo trajneri do të preferojë dikë tjetër para tij.