
Ernest Muçi mund ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Për sulmuesin shqiptar ka interes nga Caykur Rizespor, raportojnë mediet vendase.
Në dhjetor, pas paraqitjeve në Europë me Legian, për Muçin u përfol kalim te Fulham. Madje shifrat e përmendura të transferimit shkonin deri 15 milionë euro. Kështu do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit polak.
22-vjeçari ka dhe 1 vit e gjysmë kontratë. Legia e Varshavës nuk duket se do nxitohet për të ardhmen e Muçit. 3 vite më parë, për shifrën e 500 mijë eurove, talenti kryeqytetas u ble nga Tirana. Këta të fundit kanë ruajtur një përqindje në kartonin e tyre.
Poll