
Portugalia ka mposhtur me shifrat e thella 6-1 ekipin e Zvicrës. Një mbrëmje gala, e cila solli një “shoë” golash duke dhuruar spektakël për tifozët. Joao Felix ishte në një formë të shkëlqyer, gjë që kishte munguar prej kohesh te Atletico Madrid.
Sulmuesi në fundin e ndeshjes foli duke krahasuar situatën e tij në dy ekipet dhe gjithashtu foli për mënyrën e lojës. Deklarata e Felix, duken si një mesazh i qartë për prishjen e marrëdhënieve me Atletico Madrid.Nuk kanë munguar as “thumbimet” drej trajnerit Simeone dhe stilit të tij të lojës.
Felix: “Kombëtarja dhe klubi janë shumë të ndryshme. Mënyra se si luajm këtu me atë në klub, kanë ndryshim. Mendoj që janë kushtet që të krijohen, dhe gjërat shkojnë mirë.
Përgatitja ishte e njëjtë me ndeshjet e tjera që kemi zhvilluar, thjesht analizuam anët e mira dhe të këqija e më pas u munduam të mos humbim identitetin tonë. Jemi të fokusua dhe besojmë plotësisht. Jam plotësisht i fokusuar në Kupën e Botës.
Agjenti im nuk më thotë asgjë për atë që do të ndodhë dhe as nuk dëshiron të ma thotë. Duhet të jem i përqendruar në të tashmen për të luajtur një turne të madh.”