Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mourinho “ngacmues” pas ndeshjes, zbulon dhe të ardhmen: Sot shkruam historinë

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u bë trajneri i parë në botë që fitoi tri kompeticionet madhore të UEFA-s, Champions League, Europa League dhe Conference League. Pas ndeshjes finale kundër Feyenoord, trajneri portugez foli shkurtimisht, ku zbuloi të ardhmen e tij, si dhe “ngacmoi” rivalët.

“Do të refuzoj të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtimin tim. Do të vazhdoj të jem te Roma. Mos besoni asnjë thashethem. Sot shkruam historinë! Nuk ka asnjë dyshim, do të jem trajneri i Romës edhe sezonin tjetër.

“Sigurisht, u ndjeva shumë mirë, ishte një fitore shumë e madhe pas një sezoni të ngarkuar. Kemi luajtur shumë minuta dhe me meritë, arritëm ta fgitonim ndeshjen. U ndjeva shumë mirë që kisha mbështetjen e shqiptarëve në këtë stadium, e ndihmoi skuadrën time shumë”, shpjegoi Mourinho.

Trajneri portugez nuk ngurroi as të ngacmojë rivalët e tij, pasi pas vërshëllimës finale, ngriti pesë gishtat në ajër, duke treguar finalet europiane të fituara prej tij.

Ngacmimi i Mourinhos, me 5 gishtat në ajër
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga