
Shumë shtrenjtë i ka kushtuar Manchester United fakti që, Jose Mourinho nuk ka gjetur një shtëpi në qytetin e Manchester-it. Tekniku portugez që nga data 6 korrik 2016 që është zyrtarizuar si trajneri i "Djajve të kuq" jeton në hotelin luksoz Hotel Lowry.
Të gjithë në fillim menduan se ai do të qëndronte në hotel deri sa të gjente një shtëpi të përshtatshme, por kjo nuk ndodhi kurrë. Janë plot 826 ditë që ai jeton në hotel dhe kostoja në këto ditë ështe afërsisht 500 mijë paund. Theksojmë që vetëm një natë në dhomën luksoze të hotelit kushton 600 paund.
Poll