
Të mërkurën, Cagliari dhe Roma "përplasin brirët", në sfidën e javës së dhjetë të kampionatit. Trajneri i kryeqytetasve, Jose Mourinho, ka rikthyer në listën e të ftuarve Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar përfundoi në tribuna ndaj Napolit, për shkak të paraqitjes së dobët të bërë ndaj Bodo Glimt në Europë.
Gjithsesi, "timonieri" ka falur lojtarin shqiptar. Nuk vlen kjo gjë për Borja Mayoral, Gonzalez Villar, Amadou Diaëara e Bryan Reynolds. Këta futbollistë do vazhdojnë të mos jenë pjesë e skuadrës, deri në një vendim të dytë të trajnerit.Cagliari-Roma luhet në orën 20.45.
Poll