Drejtori i Përgjithshëm i Dorna Sport, Carmelo Ezpeleta, shpreson të propozojë një kalendar të MotoGP për vitin 2020, ai u shpreh: “Ne po shqyrtojmë data të ndryshme, por gjithashtu po presim kalendarin e Formula 1, në mënyrë që të shmangim përplasjet.”
Drejtori i Përgjithshëm i Dorna Sport, Carmelo Ezpeleta, ka konfirmuar se ditën e mërkurë do të mbahet një seancë provuese, para fillimi të sezonit të ri me garën e Jerez, në 19 korrik. Por, kalendari i rishikuar i vitit 2020, ka të ngjarë të mos dalë para muajit të ardhshëm. Kjo për faktin se MotoGP është duke pritur për kalendarin e Formula 1, për të shmangur përplasjet që mund të vinë.
Pas një seri shtyrjesh dhe anulimesh për shkak të pandemisë së Coronavirus, më në fund vjen “drita jeshile” edhe për MotoGP. Ditën e enjtë ato njoftuan se do të bëhej një propozim për Qeverinë Spanjolle për të filluar sezonin me dy gara radhazi të MotoGP në Jerez, në datat 19 dhe 24 korrik, pasuar nga një ngjarje e WorldSBK më 2 gusht.
Sporti po krijon një protokoll sigurie për ngjarjet që do të zhvillohen me dyer të mbyllura (pa tifozë), duke përfshirë një kufizim në numër i stafit të ekipit dhe testime të shpeshta të Coronavirusit për të gjithë anëtarët.
Nënkryetari i Qeverisë Rajonale të Andaluzisë dhe Kryetari i Komunës së Jerez janë shprehur optimist për zhvillimin e garave në korrik, por fjala e fundit do të vijë nga qeveria spanjolle.
Nëse jepet “drita jeshile”, atëherë një seancë provë e MotoGP do të mbahet të Mërkurën, duke lejuar “kalorësit” dhe ekipet të njihen me makinat e tyre.
Aktualisht vetëm 4 nga 20 garat e këtij viti janë anuluar; Katar, Sachsenring, Assen dhe KymiRing, por mund të ketë dhe anulime të tjera, MotoGP shpreson ta mbyllë Ssezonin me të paktën 10-12 gara.