Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SPORTMIX

MotoGP/ Fabio Quartararo magjik, triumfon në Katalonjë mes spektaklit dhe aksidenteve

Shkruar nga NEWSPORT
MotoGP/ Fabio Quartararo magjik, triumfon në Katalonjë mes spektaklit

Është mbyllur gara e çmimit të madh të Katalonjës në MotoGP, me francezin Fabio Quartararo që ka marrë vendin e parë. Piloti i skuderisë “Yamaha”, pati një rivalitet të fortë me Jorge Martin, i cili e mbylli garën në vendin e dytë. Ndërsa podiumi, u kompletua me pilotin Johann Zarco, që zuri vendin e tretë.

Quartararo nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim vendin e parë, duke përfituar mjaft mirë nga një aksident masiv që në lapin e parë të garës. Madje, që në kthesën e parë, ku më shumë se 7 motorë u përplasën.

Taakaki Nagakami ishte ai që nisi të gjithë aksidentin zinxhirë mes motorëve, pasi në tentativë për të parakaluar Alex Rins, u përplas me këtë të fundit dhe u shkaktua aksidenti. Quartararo mori kryesimin që pas këtij aksidenti dhe për shumicën e garës, kryesoi me shumë sekonda, duke fituar kështu dhe çmimin e madh të Katalonjës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga