
MotoGp është solidarizuar me ngjarjet e funit në rajonin e klubit të Valencia-s. Disa nga pilotët e kategorisë elitare të motoçiklizmit janë bashkuar në një kërkesë të përbashkët. Bëhet fjalë për garën e fundit sezonale të edicionit vjetor të garave me motora.
Garimi në Valencia është një ritual i përvitshëm që shënon fundin e sezonit të gjatë të automototrave. Kjo garë zhvillohet në cirkuitin “Ricardo Tormo” në përgjithësi në muajin nëntor në kalendarin e FIM. Këtë viti zhvillimi i garës përkon me datat 16-17 nëntor, por duke parë situatën kritike në Spanjë ku të paktën 95 njerëz janë vrarë, mendohet se ky GrandPrix do të jetë e pamundur të mbahet si normalisht. Policia dhe zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të gjetur trupat e viktimave.
Në konferencën për shtyp para GP të Malajzisë, spanjolli kryesues Jorge Martin ka bërë thirrje që të garohet diku tjetër e jo në rajonin e prekur. Bagnaia, rivali kryesor për titullin kampion u shpreh se populli spanjoll po përjeton periudhën më të keqe. Të dy pilotët mendojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte gjetja e një cirkuiti tjetër pasi dhe opsionet nuk janë të pakta. Marc marquez, 6 herë Kampion Bote në këtë disiplinë tha se përparësi duhet të jetë jeta njerëzore dhe jo garat, si bashkëkombas i viktimave që është.
Spanja të enjten ka filluar të mbajë 3 ditë zie në nder të personave që kanë humbur jetën dhe mbetet për t’u parë nëse Federata Internacionale e Motoçiklizmit do të marrë vendimin të shtyjë garën apo t’a zhvillojëe në po ata data të planifikuara në cirkuitin e Aragonit, një pistë tjetër spanjolle që përdoret për mbarëvajtjen e këtyre garave. Opsion mbetet dhe organizimi në një shtet të afërt si Portugalia që zotëron pistën moderne të Portimao-s, në qytetin e klubit të futbollit me të njëjtin emër.