
Moto GP rikthehet në aktivitet në këtë fundjavë në Argjentinë me garën e dytë të këtij sezoni. Garat me motora që kanë shumë tifozë anë e mbanë Botës janë gati për spektaklin e rradhës. Në provat e para të lira në vendin latin duket se sërish do ketë një duel italo-spanjoll mes Dovizzioso dhe Marquez.
Italiani me Ducati fitoi garën e parë të sezoni pikërisht duke lënë pas spanjollin e Hondas. Duket se një duel i tillë do përsëritet edhe në Argjentinë ku si Dovizzioso dhe Marquez janë pretendentët kryesorë për titull këtë sezon në Moto GP.
Poll