
KF Tirana U-18 është zyrtarisht kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshën U-18 në edicionin 2024/2025. Në takimin e fundit kundër Apolonisë të luajtur ditën e sotme, bardheblutë fituan me rezultatin 4-0
Skuadra kryeqytetase e mbylli kampionatin në krye të renditjes me 44 pikë pas 26 ndeshjesh të zhvilluara. Kampionati për këtë kategori u zhvillua në dy faza të rregullta, për të vijuar më pas me fazat “play-off” dhe “play-out”, ku ekipet luftuan për titullin kampion dhe mbijetesën në kategori.
Tirana U-18 e mbylli fazën e rregullt në vendin e parë dhe e ruajti pozicionin e saj edhe gjatë fazës “play-off”, duke merituar trofeun e këtij sezoni.
Në përfundim të takimit të sotëm, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve, organizuar nga Federata e Futbollit. Trofeu iu dorëzua skuadrës kampione nga kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti.