
Kampionati “Abissnet Superiore” U-17 për sezonin 2023/2024 ka ulur sot siparin teksa Partizani U-17 është shpallur ekipi kampion.
Të kuqtë u renditën në vendin e parë të kampionatit pasi në 26 javë grumbulluan 45 pikë.
Partizani e kishte siguruar titullin kampion U-17 ndërsa të kuqtë ndeshjen e fundit e luajtën me Skënderbeun në “Arenën e Demave” duke triumfuar 3-1.
Partizani ka reaguar për fitimin e trofeut nga skuadra e moshave. “Urime kampiona. Ekipi Partizanit U-17 është Kampion i Shqipërisë për sezonin 2023-2024”, shkruhet në postimin e klubit. Kujtojmë se klubi i kuq luan nesër finalen e madhe kundër Egnatias, që do vendosë titullin kampion për sezonin 2023/24.
Poll