Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Euro U-17 për vajza/ “Vëllazërorja” luhet në “Elbasan Arena”, vajzat e Shqipërisë gati për sfidën me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17 për vajza/ “Vëllazërorja” luhet në
Kombetarja e vajzave U-17

Shqipëria e vajzave U-17 është gati për ndeshjen e parë ndaj Kosovës, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Nesër në “Elbasan Arena”, përfaqësuesja kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të luajë ndaj Kosovës, duke nisur nga ora 14:00.

Vajzat kuqezi janë grumbulluar në Durrës që prej ditës së dielë dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve. Skuadra gëzon shëndet të plotë dhe formë të mirë fizike, me trajneren Lulaj që do të ketë në dispozicion të plotë të 20 vajzat.

All - Paragraf - 3

Kombëtarja është pjesë e grupit B4, së bashku me Kosovën dhe Izraelin. Skuadra do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Hyrja në stadium do të jetë falas.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7