Partizani do të luajë javën e ardhshme derbin kundër Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Superiores. Dita e ndeshjes se kur do të zhvillohet është shndërruar në telenovelë të vërtetë. Fillimisht u përcaktua data 17 maj. Mbrëmë u lajmërua se FSHF-ja kishte ndryshuar ditën për në datën 16-të, ndërsa sot sërish ka ndryshuar për të mërkurën e 17 majit.
Të gjendur në këto kushte, tifozët e Partizanit kanë bërë një lajmërim. Në një nga faqet më të njohura të rrjeteve sociale, ata i kërkojnë mbështestësve të vet të presin për datën finale, në mënyrë që mos të konsumohen me punëdhënësit e tyre për të marrë leje.
“Prisni! Mos merrni akoma leje për ditën e ndeshjes. Ka shumë mundësi që të vazhdojë të mbetet në fuqi dita e mërkurë, 17 maj. Stadiumi nuk diskutohet. Është e sigurtë në Air Albania. Do ju njoftojmë për çdo gjë në kohë reale. Por, mesa duket sapo e kanë ndarë mendjen prapë për datën 17 maj”, shkruhej në njoftimin e tifozëve të Partizanit.
[caption id="attachment_691808" align="alignnone" width="466"] Njoftimi i tifozëve[/caption]