
Brahim Diaz bëri një paraqitje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Sampdorias ku arriti të shenonte një gol dhe dhuroi 2 asist. Milani tashmë është i bindur ta blejë përfundimisht kartonin e spanjollit që është në pronësi të Real Madridit. Menaxheri i lojtarit bashkë me drejtuesit e Milanit do të nisen drejt Madridit për të diskutuar mbi të ardhmen e 23-vjeçarit.
Sipas asajë që raportojnë mediat spanjolle, Reali kërkon një shifër afër 30 milionë euro për të shitur lojtarin spanjoll, i cili prej tre vitesh është i huazuar te kuqezinjtë. Synimi i Milanit është të marrë përfundimisht shërbimet e numrit 10-të. Shifra e propozuar nga madrilenët duket jo e fvorshme për kuqezinjtë të cilët do të ulen për të gjetur një marrëveshje të përbashkët.