Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Morata analizon grupin B: Shqipëria spektakolare, por kalojnë Spanja dhe Italia

Shkruar nga NEWSPORT
Morata analizon grupin B: Shqipëria spektakolare, por kalojnë Spanja

Shqipëria bën pjesë në grupin B bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Një grup mjaft i vështirë, por asgjë e pamundur. Të Euro 2024 të gjitha ekipet do të luajnë shanset e tyre dhe do të tentojnë të kalojnë grupin ku ndodhen.

Alvaro Motara ka analizuar këtë grup, teksa ka theksuar se cilat janë dy kombëtaret sipas tij do të kalojnë në fazën tjetër të këtij kompeticioni. Sulmuesi spanjoll shpreson që Spanja dhe Italia në kualifikohen.

Ndër të tjera ia thekson se kombëtarja shqiptare shkëlqeu në kualifikuese, por deri këtu do të jetë rrugëtimi i kuqezinjve.

“Shpresoj që Italia dhe Spanja të kualifikohen dhe më lejoni të shtoj një gjë. Ata që shkojnë përtej grupit tonë do të shkojnë shumë larg, por do të jetë e vështirë.

Shqipëria ishte spektakolare në kualifikuese. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Nëse bini pak, jeni menjëherë nën presion. Megjithatë, kjo skuadër spanjolle ka një grup të madh dhe Italia fitoi Euron në 2021 falë forcës së grupit. Është shembulli që duhet ndjekur”, përfundoi sulmuesi për “Gazzetta dello Sport”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga