Një tjetër sfidë interesante për sportin shqiptar është sot takimi i dytë gjysmëfinal i Superligës së basketbollit shqiptar midis Goga Basketit dhe Tiranës. Në orën 18:00 durrsakët dhe kryeqytetasit do të përballen në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Durrës për të përcaktuar finalistin e parë të edicionit 2018/2019 të kampionatit të basketbollit tonë.
Tirana fitoi përballjen e parë me shifrat 82-75 dhe nëse sot mposht Goga Basketin siguron finalen. Bardheblutë janë kampionë në fuqi dhe synojnë të fitojnë kampionatin e 21-ë në histori.
Sfida do të transmetohet në “RTSH Sport”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.