Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Drejtori sportiv i KASTRIOTIT "injoron" TIRANËN: Jemi "jek m'jek", në SUPERIORE kapim Europën

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Drejtori sportiv i KASTRIOTIT "injoron" TIRANËN:

Gazmend Vogli ka folur para ndeshjes me Tiranën. Drejtori sportiv i Kastriotit deklaroi:

"Kemi bërë një kampionat fantastik, gjë që e tregojnë dhe pikët. Mediat janë fokusuar kryesisht te Tirana, megjithatë ne kemi qenë "jek m'jek" (barazim) me ata.

Dua të falënderoj lojtarët dhe trajnerin. Rrugën e thjeshtë e bën puna. Morëm çuna, provuam çuna të rinj dhe jemi këtu ku jemi. Do të ruajmë 60 përqind të futbollistëve për vitin e ardhshëm. Në Superiore luhet futboll i bukur. Do të synojmë që të kapim Kupat e Europës, nuk do të jemi thjesht kalimtarë vitin e ardhshëm.

Tirana ndoshta nuk kënaqet me një Kupë të Kategorisë, prandaj dua që ta fitojmë ne dhe ta çojmë trofeun në Krujë", përfundoi ai.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga