Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Misteri "Mazrekaj", çfarë po ndodh me fantazistin e Partizanit?

Shkruar nga NEWSPORT

Mentor Mazrekaj, fantazisti i shkëlqyer i skuadrës së Partizanit nuk bën pjesë në listën e dorëzuar në UEFA nga skuadra e kuqe. Kryeqytetasit luajnë sot me Slovan Bratisllavën, dhe mungesa e lojtarit në këtë sfidë ësmahtë shumë e rëndësishme. Lojtari kryesor i të kuqve ka disa muaj që mungon në fushat e lojës. Bëhet fjalë për një dëmtim të tij në kavilje, që u përfol se ai do të ishte i gatshëm për ndeshjen me Skënderbeun në kampionat, por kjo gjë s'erdhi.

Duket një ngërç i mesfushorit me drejtuesit e Partizanit, të cilët kanë dalë herë pas here në prononcime duke mohuar ftohjen e marrëdhënieve, me 27-vjeçarin nga Kosova. Vetë Mazrekaj nuk është shprehur për këtë çështje,ku akoma nuk dihet se sa do të zgjasë faza riaftësuese e tij. Kosovari erdhi te të kuqtë në sezonin 2013-2014, duke dhuruar emocione te tifozët me lojën e bukur të tij. Ai ka shënuar 12 gola me "demat" për tre sezone.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga