Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Misioni mbijetesa, Lushnja “gjen” 4 armë për të mposhtur Luzin

Shkruar nga NEWSPORT
Misioni mbijetesa, Lushnja “gjen” 4 armë për të

Lushnja duket se ka gjetur dritë në fund të tunelit teksa në javët e fundit ekipi po merr rezultate pozitive që kanë rindezur shpresat për mbijetesë. Në 3 sfidat e fundit kanë arritur të mposhtin ekipe si Korabi e Besa ndërsa me Tërbunin morën barazim duke grumbulluar 7 pikë, askush më mirë se ata.

Ndeshja e rradhës është sërish një përballje direkte teksa sfidojnë Luzin në transfertë. Luzi mban vendin e tetë me 26 pikë, vend që të siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë ndërsa lushnjarët janë vetëm 1 pikë larg në vendin e 11-të.

Për të kaluar edhe Luzin, trajnerit Klevis Dalipi do t’i vijnë në ndihmë edhe 4 rikthime shumë të rëndësishme. Kapiteni Mikel Canka, Selita dhe Haxhiu kanë shlyer pezullimin dhe do të jenë gati ndërsa edhe Andoni ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij për ndeshjet e mbetura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga