Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mishi i pulës shkakton problem te Hollanda, largohen 5 lojtarë nga grumbullimi dhe humbasin ndeshjen me Francën

Shkruar nga NEWSPORT
Mishi i pulës shkakton problem te Hollanda, largohen 5 lojtarë nga

Hollanda po përgatitet për ndeshjen e nesërme me Francën për eleminatoret e europianit 2024. Tulipanët nën drejtimin e Ronald Koeman i rikthyer në stol, do ta luajnë sfidën e parë në “Stade de France”. Me nënkampionët e botës do të jetë mjaft e vështirë aq më tepër që ata janë të plotë në kontigjent dhe luajnë në shtëpinë e tyre.

Por një problem është shfaqur në grumbullimin e kombëtares hollandeze. Pesë lojtarë ditën e sotme kanë shfaqur probleme infeksioni dhe bëhet fjalë për Mathijs De Ligt, Cody Gakpo, Joey Veerman dhe Verbruggen. Sipas mediave holandeze problemi mund të ketë lindur për shkak të konsumit të mishit të pulës mbrëmjen e kaluar në grumbullim.

Sido që të jetë këta lojtarë nuk do të jenë nesër prezent në Francë pasi janë kthyer në shtëpi. Kjo është humbje e madhe për Koeman pasi humbet kështu të paktën 3 titullarë të rëndësishëm dhe që është shumë e vështirë t’i zëvëndësojë aq më tepër përballë një kundërshtari si ekipi i Deschamps.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga