Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Humbja përballë Koresë së Jugut, trajneri çek Miroslav Koubek i sinqertë: Ekipi më i mirë fitoi, e kishim detyrim që të...

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja përballë Koresë së Jugut, trajneri çek
Trajneri i Çekisë, Miroslav Koubek

Korea e Jugut ka fituar me përmbysje përballë Republikës së Çekisë, në kuadër të sfidës së dytë të Botërorit, në Grupin A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio Akron” në Zapopan të Meksikës, përfundoi me shifrat 2-1.

Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri humbës, çeku Miroslav Koubek. Tekniku 74-vjeçar e ka pranuar faktin që "skuadra më e mirë fitoi", duke u dhënë meritat të plota kundërshtarëve. 

"Ne vërtet bëmë disa gabime, por krijuam edhe mundësi. Kundërshtari ynë ishte shumë i shpejtë. Ekipi më i mirë fitoi. Na u desh të luftonim dhe ia dolëm. Tani duhet të ecim përpara. Duhet të jemi më sulmues dhe krijues në 30 metrat e fundit. Në sulm kemi vend për përmirësim.

Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë dhe sapo jemi përballur me një kundërshtar të vështirë. Ishte detyrimi ynë të luanim deri në fund, kështu që është e qartë se lojtarët janë të rraskapitur. Thjesht duhet të jetojmë me këtë sepse kjo është ajo që të tjerët planifikuan për ne", tha Koubek. 

Kujtojmë që ndeshjen e radhës, Çekia do ta luajë përballë Afrikës së Jugut, më 18 qershor, duke nisur prej orës 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu