
Shkodranët pas dy javësh përgatitje intensive, sot kanë pasur mundësi që të tregojnë veten në fushë përballë një kundërshtari. Takimi i zhvilluar në Tuz të Malit të Zi kundër skuadrës vende Deçiç, ka përfunduar me fitoren e shkodranëve me rezultatin 1-2.
Goli i parë është shënuar me 11-metërsh nga Shtubina, ndërsa ka dyfishuar rezultatin Tafili. Për miqtë ka realizuar Gjuranoviç. Më i rëndësishëm nuk ka qenë rezultati i takimit, por ajo çka lojtarët dhanë në fushën e lojës. Trajneri Armando Cungu i vëzhgoi të tijtë dhe pritet që të vendosë për lojtarët në provë.
Poll