Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ministri i Brendshëm “bekon” kuqezinjtë, Taulant Balla në lidhje direkte me dy lojtarët e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” në Çeki dhe pritet me mjaft interes nga sportdashësit shqiptarë. Kjo klimë pozitive e futbollit duket se ka përfshirë edhe politikën në vend.

Së fundmi, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka telefonuar Odise Roshin dhe Keidi Baren të cilët janë të grumbulluar me kuqezinjtë. Balla duket se është në zyrë, ndërsa dy lojtarët tanë nga hoteli që po presin orën 20:45 për të startuar këtë ndeshje të rëndësishme.

Ministri i Brendshëm, siç duket, ka dashur të bekojë në këtë mënyrë skuadrën tonë përfaqësuese duke zgjedhur dy lojtarë që mund t’i ketë edhe miq.

Kujtojmë që Shqipëria ndodhet në Grupin E në vend të dytë me 6 pikë, 1 më pak se Çekia e vendit të parë.

[caption id="attachment_705526" align="alignnone" width="320"]Postimi i Taulant Balles Postimi i Taulant Balles[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga