Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milito nuk "harron" Interin, "assist" nga Argjentina për pasardhësin e Handanoviç

Shkruar nga NEWSPORT
Milito nuk "harron" Interin, "assist" nga Argjentina

Me Handanoviç që është drejt "plakjes", Inter po kërkon pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për Juan Musso, i cili luan te Udinese. Kartoni i Musso zotërohet nga skuadra argjentinase, Racing. Drejtori teknik, Milito ka folur për ESPN rreth një transferimi të mundshëm të gardianit te zikaltërit. Natyrisht, Milito e njeh më mirë se kushdo Interin e tij.

"Nuk jam i befasuar nga interesimi i Interit. Më bën të lumtur pasi Musso është një profesionist i vërtetë. Ai mund të bëjë gjëra të mëdha për kombëtaren. Po bën mirë në Udine, përshtatja ka arritur shpejt me futbollin italian" - shprehet Milito.

Argjentina ka qënë gjithmonë një vend ku Interi ka "peshkuar" lojtarë. Tradita do vazhdojë, me Militon që do japë një "assist" në transferimin e portierit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga