
Ukraina vijon të jetë në luftë me Rusinë. Lojtari i Shakhtar, Mykhaylo Mudryk është kthyer në qendrën e vëmendjes për të gjithë ekipet e mëdha europiane. Arsenal dhe Real Madrid janë dy nga ekipet më afër lojtarit.
Mudryk në një deklarat të tijë ka folur, duke treguar se kë nga ekipet do të zgjidhte më parë: “Nga një këndvështrim thjesht hipotetik, nëse do të kisha mundësinë të isha në stolin e Real Madridit dhe të isha titullar në Arsenal, do të preferoja Arsenalin.
Së pari, do të doja të dija se çfarë kërkon trajneri nga unë, edhe nëse nuk më garanton formacionin, më mjafton të kemë një mundësi. Më duhet të dëgjoj drejtpërdrejt nga trajneri për të zbuluar se cili do të ishte roli im në ekip.”
Poll