
Fiorentina nuk shkoi më shuëm se barazimi 1-1 me Genoan. Ekipi vjollcë kaloi në avantazh në minutën e 70-të me Bonaventurën, por VAR anulloi gjithçka për një faull në mesfushë. Nëse nuk shënon, e pëson, dhe kështu ndodh. Genoa gjen golin me Marko Pjaca pak minuta më vonë, duke çuar në festë miqtë. Në limitin e kohës, Milenkoviç ''tund rrjetën'' për të besuarit e Prandellit, duke i dhënë një pikë Fiorentinës.
Kështu, Fiorentina qëndron në vendin e 17-të me 9 pikë. Në krahun tjetër, Genoa qëndron e parafundit me 6 pikë.
Poll