Milan ka arritur të fitojë me shifrat e thella 6-1 kundëe Vicenzas. Ekipi i teknikut Pioli po tregon që është në një formë të mirë. Objektivi i mbrojtjes së “Scudetto” do të startojë me datë 13 gusht për ekipin e Milan. Gjatë sfidës së sotme u dhanë minuta edhe për afrimin më të ri De Katelaere.
Ky takim do të niste me një minut heshtje në përkujtim të Villiam Vechi. Sfida nuk pati shumë histori pa çka se një gol në sekondat e para për Vicenzën bëri të dukej se do ishte një ndeshje e luftuar. Por veç 10 minuta më pas do mendonte Leao për të sjellë baraspeshën. Messias në minutën e 21 do sillte avantazhin për Milan dhe çdo gjë vështirësohet për vendasit. Rebiç në të 30 dhe një autogol në 31 do bënin që fatet e këtij takimi të mbylleshin këtu.
Në pjesën e dytë ka minuta për pjesën tjetër të stolit. Tomori dhe përsëri Rebiç do ishin finalizuesit e dy golave të fundit. Në minutën e 75 Diaz i lë vendin De Ketelaere për të bërë debutimin me fanellat kuqezi.
Debutimi i De Katelaere:
Premières minutes pour le prince Charles De Keteleare avec l’AC Milan 🇮🇹 contre Vicenza 🥳
— Actu @BelRedDevils 🇧🇪 (@BelgianPlayers) August 6, 2022
(Vient de créer une occasion)pic.twitter.com/TmGkDnvy3P