
Milan dhe Inter do të përplasin “brirët” nesër në orën 21:00 për gjysmëfinalet e Champions League.
Në prag të kësaj ndeshje ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Në konferencën për shtyp tekniku i kuqezinjëve ka thënë se do të jenë 180 minutat më të vështira. Ndër të tjera Pioli ka thënë se do të jetë gjithashtu e mrekullueshme të përjetosh këto emocione. Ai ka shtuar se nesër do të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.
"Është më e vështira, sepse është një gjysmëfinale e Champions League. Por është gjithashtu e mrekullueshme të përgatitesh dhe të përjetosh emocione të tilla. U përpoqëm t'i jepnim skuadrës përqendrim dhe lumturi për të jetuar këto momente. Atëherë është e qartë se nesër do të duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Ne luajmë mbi 180 minuta dhe duhet ta kemi parasysh këtë”, tha Pioli.