PSG-ja me shumë mundësi nuk do e vazhdojë kontratën me Gianluigi Buffon dhe po mendon për të ardhmen.
Sikurse raporton La Repubblica, kampionët e Francës po kërkojnë një portier të klasit botëror dhe objektivi duket se është gjetur. Bëhet fjalë për portierin e Milanit, Donnarumma. 50 deri në 55 milionë euro pritet të jetë oferta për të marrë shërbimet e “gardianit”.
Mbetet për t’u parë në vijim si do të shkojë situata, pasi në rast se kuqezinjtë nuk do të kualifikohen në Champions League në sezonin e ardhshëm, atëherë 20 vjeçari mund të shikojë si mundësi reale kalimin tek PSG.