
Në Milano debati për ndërtimin e stadiumit të ri për skuadrat e Inter dhe Milan vazhdon. Në lidhje me këtë çështje për mediat në Itali ka folur dhe ish presidenti i zikaltërve Massimo Moratti.
"Unë ende nuk jam mësuar me idënë e një Milano pa San Siro. Nëse mendoj për një ndeshje futbolli, atë e imagjinoj gjithmonë këtu. Kështu mendoj se ndihen dhe shumë tifozë të tjerë dhe prandaj mendoj se kanë të drejtë jenë të përfshirë në këtë rrugë të ndërlikuar. Të gjehet një kompromis nuk është e vështirë, dhe klubet duken shumë afër. Duke parë sesi po funksionon futbolli unë mendoj se stadiumi i ri duhet të ndërtohet menjëherë. Është mirë që njerëzit ta sqarohen se për çfarë po flasim dhe të filloj ndërtimi. Gjithësecili të marri përgjegjësitë e veta pasi po flasim për një revolucion në këtë aspekt", përfundoi ish presidenti i Interit, Moratti.